29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Nuk do të kërkoj vota duke shantazhuar arsimtarët

Kasami nga Teteks-1 premton: Kemi siguruar kompani serioze për pastrimin e mbeturinave, Tetovën do ta bëjmë të pastër me ka krejt.

Sot programën “ME KA KREJT PËR KOMUNËN TONË” , kreu i Lëvizjes Besa dhe kandidati i saj për Komunën e Tetovës, Bilall Kasamai e ka shpaluar para banorëve të lagjes Teteks 1.

Kasami edhe një herë nga kjo lagje e Tetovës ka premtuar se asnjë i punësuar në administratën komunale nuk do të largohet nga puna, por ata duhet të bëjnë durim deri më 17 tetor.

“Të gjithë të punësuarit qoftë në administratë, qoftë në ndërmarjet publike, në shkolla gjatë menaxhimit tim me komunën nuk do të jenë të detyruar të përpilojnë lista, se si të më sigurojnë vota për mandatin e ardhshëm.

E kam thënë më herët dhe e përsëris edhe këtu: Nuk do të dal që të kërkoj vota duke i kërcënuar administratorët, duke i shantazhuar të punësuarit profesorë, arsimtar dhe personel teknik ju jeni shpresa jonë, qëndroni deri më 17 tetor se pastaj do ta kenë më lehtë, ju do t’i kryeni deyrimet tuaja më lehtë me Lëvizjen Besa në krye të Komunës”, ka thënë Kasami.

Të fundit