21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami:Takimi I liderëve për të shpëtuar BDI-në

Lëvizja Besa nuk morri pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga Kryeministri Kovaçevski. Kryetari i Lëvzijes Besa Bilall Kasami gjatë një pres konference me gazetarë tha se nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen me terme poshtërues si 20 përqind. Kasami tha se takimi i thirrur nga Kryeministri Kovaçevski është formalitet, për shpëtimin e BDI-së nga obligimi i uljes në “Tryezë” të përfaqësuesve të Partive shqiptare, në të cilën përfaqsuesi i BDI-së, duhej të raportoj mbi realizimin ose jo të obligimeve
të marra me marrëveshjen, në të cilën si kusht është edhe përfshirja e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.
“Lëvizja BESA gjithnjë mbetet e hapur dhe e gatshme që të ballafaqohet përmes dialogut, për të zgjidhur çështjet e të drejtave të kombeve, të cilat janë jetike dhe të garantuara ndërkombtarisht. Për fat të keq, aktorët politik shqiptar dëshirojnë të shmangen nga përgjegjësia dhe detyrimet që dalin nga deklarata e përbashkët. Në këtë periudhë vendoset mbi statusin e kombeve të cilët përbëjnë këtë shtet dhe nëse nuk hiqet përdorimi i termit 20% që përdoret për shqiptarët, atëherë pajtohemi që të trajtohemi si pakicë në këtë vend.Shqiptarët janë autokton në këtë vend dhe nuk lejojmë të trajtohen me terma
poshtërsuese të llojit të 20-të përqindshit. Prandaj, Lëvizja BESA nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministrit Kovaçevski, i cili luan lojën dhe rolin e shpëtimtarit të BDI-së.Ritheksojmë që nuk kemi asnjë dilemë në orientimet euro-integruese, por nuk do të lejojmë që populli shqiptar të  trajtohet me poshtërsi në Kushtetutën e vendit. Jemi popull shtet-formues dhe si të tillë do të duhet të trajtohemi e respektohemi nga ligjet vendore” tha Kasami.
Kreu I Lëvizjes Besa, dyshon se takimi I liderëve është thirur mënjëherë pasi që ai kishte ftuar takim të liderëve shqiptarë.
Ai është shprehur se është pro ndryshimeve kushtetuese dhe nënvizoi se me këta ndryshime kushtetuese duhet që të përfshihen edhe shqiptarët.TV KOHA

Të fundit