19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon dukuria e ndezjes së kontajnierëve në Tetovë

Pakujdesia shkaktarë i djegies së kontajnierwve
Vazhdon dukuria e ndezjes së kontajnierëve në Tetovë. Rreh 50
kontajnierë përfshihen nga zjarri brenda vitit në territorin e komunës së
Tetovës. Bëhet fjalë për kontajnierë të plastikës, të cilët shpesh herë nga
pakujdesia përfshihen nga zjarri. Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë
pohojnë se zjarret e këtilla më shumë ndodhin gjatë sezonit të vjeshtës
dhe dimrit. Së fundmi, nga zjarri ishin përfshirë kontajnierët në qendrën
tregtare Saranda, ndërsa zjarri kishte rrezikuar edhe banesat aty afër.
Problem në vete është se hidhet edhe material tekstil që ndizet lehtë dhe
më pas vërshtirë zjarri vendoset nën kontroll. Rrezikohen edhe veturat
që ndodhen aty afër të parkuara pranë kontajnierëve.
Ky fenomen nuk është i ri në Tetovë.Nga Ndërmarrja Publike Komunale
në Tetovë, thonë se zjarri nuk është pasojë e mos marrjes në kohë të
mbeturinave.Kërkojnë më shumë mirëkuptim. Statistikat tregojnë se në
Tetovë, në vit digjen dhe dëmtohen rreth 70 kontajniera të cilët jo vetëm
që e dëmtojnë financiarisht ndërmarrjen por edhe japin një imazh të keq
vetë qytetit. Kjo dukuri ndodh vetëm gjatë orëve të natës kur të njejtave
u vihet zjarri nga persona të paidentifkuar deri më tash por ndonjëherë
edhe nga pakujdesia.
Policia e Tetovës ka theksuar se ka raste të këtilla të denoncimit por deri
më tash nuk ka identifikuar kryerësit e këtyre veprave.TV KOHA

Të fundit