18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kastriot Rexhepi porosi Llogës: Ministër, për Kodin Penal mos u fshih pas deputetëve dhe zv.ministres!

E pashë se më kishte përmendur Ministri Krenar Lloga se kisha votuar për leximin e parë për Kodin Penal në seancën e 21 nëntorit 2021. Sedi pse nuk e dha informacionin e plotë që për leximin e parë votuan 85 deputetë përfshirë edhe deputetët e opozitës së atëhershme Vmro dhe ASH (emrat nuk do ti cek se i bije sikur po i nxjer në tabelë qitjeje për linçim). Fund të fundit këta 85 deputetë vetëm konstatuan nevojën për sjellje të ndryshimit të Kodit penal. Ministri Krenar Lloga e din më mirë se mua se me votimin e parë nuk është miratuar ligji apo Kodi Penal në këtë rast dhe nëse nuk do përfundoheshin leximi i dytë dhe i njëjti mos të votohej në seancë plenare atëherë ndryshimet apo ligji nuk bëhet fuqiplotë.

Indikative është që ai nuk përmendi finalen atë të leximit të dytë dhe votimit të Kodit Penal në seancën e datës 13.02.2023 ku deputetët e ASH-së (emrat i gjeni lehtë vetë) nga pozita e opozitës bënë kuorumin dhe mundësuan miratimin e Kodit Penal. Unë po as Izet Mexhiti nuk bëmë as kuorum as po e votuam.

Kështu që mos u mundoni që fajin ta hidhni te tjerët por merni përgjegjësinë mbi vete se në postin që keni nuk jeni si individ por si përfaqsues i ASH-së deputetët e së cilës parti e mundësuan sjellje e Kodit Penal të parafundit për të cilin dje keni shkruar status në FB ku më keni përmendur.

Dhe për në fund nuk mundet të jesh edhe në qeveri edhe opozitar. Po të deshët sinqerisht që as verzioni i fundit i Kodit Penal mos të miratohej nuk do të mjaftoheshit vetëm me mos nënshkrimin e propozim ligjit por deputetët e juaj do ta bllokonin ashtu si kanë bërë në të kaluarën.

Mos u mundoni që politikisht të ngrini veten duke ja hedhur fajin deputetëve të partive tjera që as që kanë votuar për Kodin Penal qoftë të kaluar apo të fundit.

Ky është mëkat njerëzor por edhe politik por duke besuar që nuk ju kanë dhënë informacionin e plotë për atë që më përmendët mua ju a fal.

Shprehet në qëndrimin e tij deputeti i i Lëvizjes Demokratike Kastriot Rexhepi

Të fundit