25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Suspendohen dy policët në Idrizovë, u mashtruan nga një i burgosur duke u marrë 4000 euro

Dy policët të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga një i burgosur janë suspenduar, informoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Në një deklaratë pas brifingut të sotëm me mediet, ministri Lloga tha se nga momenti kur është informuar për rastin, ka kërkuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve që të veprojë.

“Sot në komunikim me drejtorin e ri të INP Idrizovë është ndërmarrë kjo dhe dy policët janë suspenduar deri sa të zgjidhet ky rast”, tha ministri

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve më parë njoftoi se më 19.09.2023 ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në INP Idrizovë me qëllim që të kontrollohen pretendimet e personave të dënuar, Toni Denkovski dhe Janko Janevski për kërcënime me jetë, reket dhe shantazhe.

merrte nga bastet sportive që organizoheshin në këtë institucion dhe në disa raste i kishte dhënë hua Dimovit. Më pas ka nisur ta kërcënojë përmes personave të dënuar që t’ia kthejë borxhin brenda 24 orëve. Pretendimet se pjesëtari i policisë së burgjeve i ka marrë para Janevskit i kanë konfirmuar edhe dy persona të tjerë të dënuar.

Lidhur me personin e dënuar Toni Denkovski për ankesën e tij se i është cenuar siguria dhe se ka pasur kërcënime dhe shantazhe nga persona të dënuar dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, për çka është dorëzuar kallëzim edhe në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Nga biseda me të, ai nuk tregoi emra konkretë të të dënuarve apo pjesëtarëve të policisë së burgjeve, për këtë arsye gjetjet e tij nuk mund të verifikoheshin. Për Denkovskin në buletinet ditore nuk është shënuar asnjë ngjarje apo sulm fizik ndaj këtij personi dhe janë marrë masa për sigurinë e tij, vendoset i vetëm në dhomë dhe del i vetëm në shëtitje.

Deri në ditën e mbikëqyrjes së kryer personi i dënuar Toni Denkovski, siç informuan, nuk ka parashtruar kërkesë për transferim në ndonjë institucion tjetër.

Të fundit