23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kavadar, një e punësuar në qendrën për punë sociale falsifikoi shkresa, u propozua urdhër ndëshkues

Prokuroria Themelore Publike Kavadar në gjykatën kompetente ka dorëzuar Propozim për dhënien e urdhrit ndëshkimor kundër një të punësuare 40 vjeçare në Qendrën për Punë Sociale – Kavadar, e cila akuzohet se ka kryer vepër penale – Falsifikimi i shkresës zyrtare nga Neni 361 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën nga nëntori 2020 deri në gusht të këtij viti, i akuzuari në cilësinë e personit zyrtar – anëtar i ekipit të ekspertëve, gjatë veprimit në lëndët e besuara, e akuzuara ka futur të dhëna të pavërteta në gjetjet dhe mendimet. Dokumentet e tilla ajo i ka nënshkruar në emër të anëtarëve të tjerë të ekipit të ekspertëve, i ka vërtetuar me vulë zyrtare dhe i ka dorëzuar drejtorit të Qendrës për punë sociale për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Prokurori publik kompetent i Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavadar, i propozoi që të akuzuarën ta shpallë fajtore dhe ndaj saj të shqiptohet masë alternative – burgim me kusht, me të cilën do t’i caktohet dënimi prej tre muajsh, i cili nuk do të zbatohet nëse e akuzuara nuk kryen vepër të re penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të fundit