Përmes temës “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë” të rinjtë për Portalb.mk vazhdojnë që t’i japin sugjerimet në lidhje me atë se çfarë i mungon qytetit apo çfarë është ajo që ju pengon. Studentja Alejna Arsllani e dha sugjerimin e saj për Tetovën. Sipas saj duhet të ketë një qytet të pastër me infrastrukturë dhe transport publik e nga ana tjetër të mos ketë deponi të egra, kazino dhe bastore.
Sipas studentes Alejna Arsllani qyteti i Tetovës nuk duhet të ketë kazino dhe bastore por, duhet të jetë i pastër me infrastrukturë dhe transport publik.
“Ajo çfarë unë dua është që të kemi një qytet të pastër, të mos ketë deponi të egra, zhvillimi i infrastrukturës dhe sigurimi i transportit publik. Ajo çfarë nuk dua në Tetovë është hapja e vazhdueshme e kazinove dhe bastoreve të cilat janë një dukuri mjaft negative”- theksoi Alejna në videon e saj.
Ndryshe, të rinjtë do të vazhdojnë të nominojnë njëri tjetrin që secili të jep sugjerimet e veta për qytetin e Tetovës. Ndërkaq, më poshtë mund të lexoni dhe sugjerime të tjera.