24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo do të thoshte tradhti ndaj mandatit dhe axhendës evropiane për të cilën kanë votuar qytetarët (VIDEO)

Dhashë dorëheqje duke marrë përsipër përgjegjësinë në tetor të vitit 2019. Dhe i bëra thirrje gjithë popullit tonë të prononcohet. Qëndron në axhendën evropiane ose jo dhe do ta ndryshojmë strategjinë. Fituam në zgjedhje! Tërheqja ime do të thoshte tradhti ndaj të gjithë atyre qytetarëve, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në intervistë për lidhur Televizionin Sitel me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.
Kryeministri Zaev deklaroi se kjo Qeveri vazhdon me europianizimin e vendit, si dhe se vazhdon të punojë në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë.

“Premtuam mes tjerash zgjedhje të rregullta. Mjaftueshëm janë zgjedhje të parakohshme. Vazhdimisht çdo vit të kemi zgjedhje të parakohshme, nuk ka arsye”, tha Zaev dhe shtoi se ky nuk është pretekst për zgjedhje të parakohshme.

Zaev potencoi se në historinë tonë parlamentare kanë ekzistuar qeveri të mbështetura edhe nga 80 deputetë, ndërsa kanë pasur probleme në funksionim.

Njëherit, kryetari i Qeverisë theksoi se edhe në qoftë se mbahen zgjedhje kjo nuk do t’i ndryshojë shumë gjërat, për shkak se sërish do të fitonin shumicë votash duke pasur parasysh atë se zgjedhjet u realizuan verën e kaluar, ndërsa sondazhet tregojnë epërsi të koalicionit para opozitës.

“Vetëm Qeverisë do t’ia shpenzojmë gjashtë muaj të rinj. Dëme ndaj ekonomisë në kohë kur presim rifillim të ri të ekonomisë. Për këtë arsye nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, theksoi kryeministri Zaev.

Të fundit