28/10/2024
20.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore mund të vërtetohen

Dyshimet për veprime jo ligjore në Lotarinë Shtetërore, një prej institucioneve që
është nën hetim për keqpërdorime të shumta financiare pritet së shpejti të shtrohen
në kallëzime konkrete penale. Prokuroria Publike tha se organet kompetente
vazhdojnë të kryejnë kontrolle për të gjitha akuzat publike që kanë të bëjnë me
keqpërdorime të mundshme në këtë institucion shtetëror.“Lidhur me pretendimet
lidhur me rastin e Lotarisë shtetërore, po bëhen hapa në procedurë para hetimore”,
thonë nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup.Pasi Përparim Bajrami mori
postin e drejtorin në Lotarinë e shtetit, duke zëvendësuar Aleksandar Klimoskin,
hetuesit çdo ditë kontrollojnë vendimet dhe kontratat e lidhura gjatë mandatit të
fundit. Lotaria shtetërore për 13 muaj i ka paguar mbi 300 mijë euro kompanisë
“Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit për dasma “Festina” në Vizbeg, i cili
ruan terminalet e lojërave të fatit të blera për 19 milionë euro. Lotaria Shtetërore i
ka paguar 25 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të hapësirës që nga
korriku i vitit të kaluar. Kjo kompani është e njohur për publikun, sepse drejtohej
nga njerëz të afërt me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ish-zëvendëskryeministrit
Artan Grubi, si dhe njerëz të afërt të ish-deputetit Ismail Jahoski. Nga ajo që
tashmë dihet në opinion, grupi hetimor i MPB-së dhe hetues të Prokurorisë së
Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po kontrollojnë gjithë dokumentacionin që
lidhet me shpalljet e publikuara, tenderët, kontratat e lidhura, por edhe çdo
dokumentacion tjetër shoqërues në lidhje me prokurimet publike. Krahas kësaj,
nën hetim është edhe themelimi i tre kompanive të reja për organizimin e lojërave
të fatit: “77 Bits”, “Vesuv” dhe “Mozart”. Në këto kompani, shoqëria aksionare
shtetërore ka 51% të pronësisë ndërsa kompanitë private nga Bullgaria, Serbia dhe
Mali i Zi, si bashkëpronarë posedojnë 49%. Një muaj më parë, me vendim të
Qeverisë, dhe më parë në bazë të interpretimit autentik të disa neneve të Ligjit për
Lojërat e Fatit, u konstatua se Lotaria shtetërore ka shpërndarë licenca në
kundërshtim me ligjin. Ministria e Financave i ka dorëzuar të gjitha provat tek
Prokuroria Themelore Publike- Shkup.

Të fundit