21/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli gjyqësor: Të gjitha aktet e sjellura nga zgjedhja e Sashko Georgievit deri në dorëheqjen e tij kanë fuqi juridike

Me aktvendim të Gjykatës administrative nuk sillet në pikëpyetje ligjshmëria e vendimeve të sjellura nga Këshili gjyqësor si trup kolektiv, sepsse anulohet vendimi për shrkim të kryetares së tanishme Dameva, informojnë nga Këshili gjyqësor.

“Lidhur me deklaratat e djeshme në opinion me të cilat hapen dilema rreth anulimit të të gjitha akteve të sjellura në periudhën e zgjedhjes së Sashko Georgievit për kryetar të Këshillit gjyqësor të RMV-së deri në momentin e ofrimit të dorëheqjes së tij, ndërkaq lidhur me aktvendimin e sjellur fuqiplot[ë të Gjykatës administrative, Këshjilli gjyqësor ka nevojë të dalë me qëndrim se të gjitha aktet e sjellura në këtë periudhë janë me fuqi juridike”, thuhet në kumtesën e Këshillit gjyqësor.

Pas mbledhjes së 471-të të Këshillit gjyqësor, nëtë cilën ishte pranuar dorëheqja e Sashko Georgievit dhe ishte vendosur që Vesna Dameva të kthehet në funksison, nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” reaguan se “anulimi i vendimit për shkarkim, i bën anuluese edhe të gjith veprat, të drejtat dhe obligimet e bazuara në aktin anulues, që mes tjerash e përfshin edhe vendimin për zgjedhje të kryetarit të ri.

Këshilli gjyqësor në mbledhjen urgjente të 471-të e pranoi kërkesën për dorëheqje të kryetarit Sashko Georgievit, ndërkaq në pajtim me aktvendimin e Gjykatës administrative ta kthejë në funksion ish-kryetaren Vesna Dameva, e cila ishte shkarkuar në maj të vitit të kaluar.

Lidhur me pikën për veprim rreth aktvendimit nga Gjykata administrative me të cilën anulohet vendimi i Këshillit gjyqësor për shkarkim të ish-kryetares Vesna Dameva, Zendeli konstatoi se duke e pasur parasysh këtë aktvendim, mbetet në fuqi vendimi për zgjedhje të Vesna Damevës për kryetare.

Mbledhja pasoi pas takimit të punës të Këshillit në të cilin u shqyrtua aktvendimi i Gjykatës administrative me të cilin anulohet vendimi për shkarkim të Damevës.

Gjykata kushtetuese, gjithashtu, e publikoi aktvendimin në të cilin, mes tjerash është cekur se Këshilli gjyqësor nuk ka dhënë kurfarë shkaqe arsyetuese për të cilat e ka shkarkuar nga funksioni ish-kryetaren Dameva, nuk i ka cekur dëshmitë mbi të cilat është konstatuar gjendja faktike, posaçërisht as faktet e konstatuara, të cilat në pajtim me gjendjen e konstatuar faktike udhëzojnë në sjelljen e Vendimit pët shkarkimin e saj.

Vesna Dameva u shkarkua nga funksioni i kryetares së Këshillit gjyqësor në maj të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi kërkoi të votohjet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo parashtroi padi në Gjykatën administrative.

Ky shkarkim e çrregulloi kredibilitetin e Këshilit gjyqësor në të cilin pati disa reagime në opinion, ndërkaq i ishte dërguar edhe Misionit vlerësues nga BE-ja i cili përgatiti 40 rekomandime për përmirësim të funksionimit të Gjykatës.

Të fundit