01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe civilëve për dhjetor të vitit 2023.

Shfrytëzuesit e të drejtave në para që posedojnë kartelë debiti do të mundë të marrin para nga bankomatet, të shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes formës elektronike dhe celulare nga sot 5 janar 2024.

Me qëllim shmangien e bllokadave para dhe në banka gjatë pagesës, nga MPPS-ja informojnë se për përdoruesit që nuk përdorin kartelë, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave sipas rangimit në bazë të alfabetit duke filluar sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë sot për personat mbiemrat që u fillojnë me këto shkronja A, B, V, G, E, ZH, Z; I, J, K, L ,LL dhe më 8 janar për personat me mbiemrin që u fillojnë me shkronjat M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

Të fundit