12/04/2024
15 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i Ambasadorëve organizon tryezë të rrumbullakët mbi procesin e integrimit evropian të vendit

Tryezë e rrumbullakët e ambasadorëve “Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e BE-së deri në vitin 2030”, në organizim të Këshillit të ambasadorëve, do të mbahet sot në Klubin e deputetëve.

Është parashikuar një panel i veçantë “Lufta efektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: praktikat e mira evropiane dhe agjenda e reformave të brendshme”.

Në tryezën e rrumbullakët, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalim presidenti Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska, ambasadori evropian Dejvid Gir, ambasadorët e Suedisë, Francës, Holandës, Kroacisë, Çekisë dhe Rumanisë, zëvendës shefi i misionit nga Ambasada Amerikane, si dhe ish-ambasadorët Aleksandra Naqeva-Ruzhin, Zoran Jolevski, Ivica Bocevski dhe Tihomir Ilievski dhe kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska.

“Qëllimi i ngjarjes është shkëmbimi i mendimeve në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe në lidhje me praktikat më të mira evropiane dhe agjendën e reformave të brendshme në fushën e luftës kundër korrupsionit, me të cilin Këshilli i Ambasadorëve jep kontributin e tij për të mundësuar një debat më të gjerë socio-politik lidhur me këto çështje të rëndësishme”, njofton organizatori.

Tryeza e Rrumbullakët e Ambasadorëve është një ngjarje e njohur vjetore, e Këshillit të Ambasadorëve, e organizuar nën kujdesin e presidentit Stevo Pendarovski.

Të fundit