16/06/2024
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i Komunës së Çairit e miratoi buxhetin për vitin 2021

Në seancën e saj të 49 të mbajtur online nëpërmjet platformës digjitale ZOOM, Këshilli i Komunës së Çairit sipas të gjitha procedurave të parapara ligjore, me 17 vota pro, 9 të përmbajtur dhe asnjë votë kundër, miratoi Buxhetin e Komunës së Çairit për vitin 2021.

Nga komuna thonë se përmbajtja e tij së shpejti do të publikohet në web faqen zyrtare.

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu, siç theksohet në kumtesë i ka falenderuar të gjithë këshilltarët për përkushtimin e tyre gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme për finalizimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për funksionimin e Komunës së Çairit dhe realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve./Telegrafi/

Të fundit