30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kështu do të jetë moti për ditët e para të shtatorit

Vjeshta meteorologjike fillon me të reshura shiu, e ditën e premte me ulje të temperaturave. Fundjava me vransira e diell dhe më ngrohtë, parashikon “Prishtina Weather”.31.08.2022 – Vjeshta meteorologjike, që fillon më 1 shtator, do të karakterizohet me mot thuajse vjeshtor, me të reshura shiu, të shoqëruara edhe me bubullima, ndërkohë që ditën e premte do të ketë edhe rënie më të ndjeshme të temperaturës.
Përgjatë fundjavës paraqiten kushte relativisht më stabile, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e diel. Pasdite vonë të dielen, mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebeshit me bubullima përreth viseve malore në veri të vendit.Rrebeshe e bubullima paraqiten sërish pasdite ditën e hënë.
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të shkojë edhe në vlera mesatare të ndotjes, me rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, por edhe ozonit sipërfaqësor orëve të pasdites ditën e enjte. Nga e premta me qarkullim më të mirë ajror dhe të reshura, ndotësit ajror edhe shpërndahen e indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.1.09 – Në mëngjes mjegull përreth viseve të ulëta. Paradite vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe me bubullima. Reshjet e shiut vende-vende vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

2.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Pasdite, vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me bubullimë.3.09 – Pjesërisht vranët, më ngrohtë.
4.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore.5.09 – Fillimisht kryesisht me diell. Pasdite më vonë mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Temperaturat mjaft të luhatshme në ditët vijuese, maksimalet zbresin edhe deri në 21C ditën e premte, por në fundjavë shënojnë rritje deri në 28C. Ndërsa, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C.Do të fryjë erë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes gradule edhe mbi vlera mesatare. gazetablic.com

Të fundit