27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këto janë drejtoritë që do t’i ketë ASH-ja në Qeveri, Syrija Rashidi drejtor i MEPSO-s

Aleanca për Shqiptarët i ka konfirmuar emrat e drejtorëve, zv.drejtorëve dhe pozitave tjera që do t’i ketë pas marrjes së përgjegjësive në pushtetin ekzekutiv.

Nga kjo parti për Telegrafi Maqedoni thonë se deputeti Syrija Rashidi do të propozohet për drejtor në MEPSO, ndërsa Bujare Abazi do të jetë drejtoresha e re e “Postës së Maqedonisë”.

Rashidi do të zëvendësojë Orhan Murtezanin nga Alternativa si drejtor i MEPSO-s, pas largimit të kësaj partie nga qeveria. Ndërsa Remzi Mehmedi nga Kërçova do të jetë deputet i ri i Aleancës për Shqiptarët, në vend të Rashidit.

Halid Matoshi do të jetë drejtor ekonomik i Klinikës për Onkologji, Visar Miftari drejtor i Klinikës për Neurologji, Pëllumb Vela do të jetë drejtor i Spitalit të Tetovës, ndërsa Nurije Bajrami do të jetë drejtoreshë e Bibliotekës së Tetovës.

ASH do të ketë drejtor ekonomik në Spitalin e fëmijëve në Kozle, pozitë të cilën do ta mbajë Tahir Tahiri, Safet Miftari do të jetë zv.drejtor në “Pyjet e Maqedonisë”, ndërsa Denis Aliti zv.drejtor në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

Kujtojmë që pas hyrjes në Qeveri, Aleanca për Shqiptarët mori edhe tre pozita të ministrave, si dhe dy të zv.ministrave./Telegrafi/

Të fundit