Të tjera lajme

KFF  LUBOTENI FITUESE E KUPËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Klubi i futbollit të femrave  Luboteni   doli  fituese  në finalen e Kupës  së Maqedonisë  së Veriut  duke mund  ekipin Tiverija Brera  nga  Strumica me  rezultatin 3-0

Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës doli fituese në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futbollin e femrave .  Skuadra  tetovare në stadiumin “Petar Milloshevski” te kampi stërvitor i FFM-së, dje pas dite mundi  ekipin Tiverija Brera  nga Strumica, me rezultatin bindës 3-0. Autore të golave  për ekipin fitues ishin  Ohadive Marian Ogoçukvu 2 gola dhe një gol Eva Veliçkovska .  Drejtësin në këtë ndeshje  finale e ndaji me  autoritet të  madh referja  ndërkombëtare  nga  Gostivari Vjollca Izeiri .  Derisa për  ekipin  Tiverija Brera kjo  ishte  finalja e katërt, ndërsa  vetëm njëherë  kanë arritur  të  fitojnë  trofeun , ndërsa  ekipi i Luboteni  këtë trofe e  fiton për të tretën herë radhazi .  Televizioni Koha sot  ishte  në  selin  e  klubit të futbollit  për femra  Luboten  dhe  morri prononcimin e kryetarit Dragolub  Jovanovski  i  cili  tha   jemi krenar  që tre  herë radhazi jemi fitues  të këtij trofeu.

’Po tre herë me  radhë e  fitojmë Kupën . Ishte  një ndër ndeshjet  më të rënda në finalet e Kupës. Ndihem shumë mirë, fituam 3-0 me meritë, me gol-averazhin  mbresëlënës  34 me 0 deri në fund  e fituam kampionatin’’ tha  kryetari Jovanovski

Skuadra  tetovare  e futbollit të femrave  Luboteni  krahas Kupës  me  gjasa  reale  do ta  fiton e  edhe kampionatin  këtij sezoni 2024/2025.

‘’ Po,  diferenca është pesë pikë para  ekipit të  dytë   ku  ka edhe   tre ndeshje  për tu zhvilluar deri në fund. Shpresojmë  se  çdo  gjë do kalon sipas planit dhe  së bashku  javë e  ardhshme  do ti gëzohemi titullit të ri kampion’’, tha  numri një i klubit Jovanovski

Gjithsesi se  më meritore  për trofeun  e  tretë radhazi të ekipit tetovar  Luboteni  janë futbollistet  të cilat kanë gjënë gjithçka nga  vetja për të shënuar këtë sukses në mesin e të  cilave  edhe  Hava  Mustafa  dhe  Iva  Jovanovska.

’Më e lumtur  se kur  ndihem, e kam pasur  ëndur gjithmonë të jem kampion, ta  fitojë  kupën e Maqedonisë. Kemi edhe  tre loja për të ta  fituar  edhe  kampionatin , ishalla kemi sukses. Me këtë ekip jam shumë e lumtur dhe mendojmë se  do j kemi sukses për ta fituar edhe kampionatin’’ deklaroi  futbollistja Hava Mustafa

’Ndihem shkëlqyeshëm, këtë ndjesi dëshiron çdokush  ta  përjeton . Trofeu i tretë për mua , por për dikë i pari’’  tha  iva  Jovanovska.

Kujtojmë se  klubi i futbollit të femrave krahas  trofeut në finalen e Kupës, është shumë pranë edhe  për të tretën herë radhazi të shpallet kampioni Maqedonisë së Veriut  për  sezonin 2024/2025

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit