Dënim drastik për ekipin e futbollit të femrave Luboteni të Tetovës pasi ë ndeshjen e javës së 17-të e pakënaqur me referimin ka braktisur ndeshjen në Strugë në përballjen me ekipin AS United.
Kampionit aktual në futbollin e femrave, Lubotenit të Tetovës, i hiqen 9 pikë dhe gjobitet me 750 euro, pasi braktisi ndeshjen në shenjë revolte për referimin e dobët.
Komisioni Disiplinor i FFM-së, inicon procedurë kundër Kryetarit të Lubotenit, Dragolub Jovanovski, për shkak se u bëri thirrje futbollisteve që ta braktisin ndeshjen.
Në ndeshjen e xhiros së 17-të kundër AS United, Luboteni në minutën e 75-të në mënyrë demonstrative braktisi terrenin në Strugë, pasi referët në krye me Vjollca Izeirin për herë të dytë u anuloi golin.
Paraprakisht FFM-ja këtë ndeshje e regjistroi me rezultat 3 me 0 për AS United.
Me këtë dënim rigoroz Luboteni, nga vendi i dytë bie në të katërtin me 34 pikë, 15 pikë më pak se lideri Skopje 2014, me çka praktikisht “beteja” për titullin kampion vendoset në tavolinë.







