26/06/2024
29 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kinemaja udhëtuese evropiane sonte dhe nesër zbarkon në Tetovë

Sonte dhe nesër (14 – 15 qershor) në Tetovë vjen kinemaja udhëtuese evropiane nën qiell të hapur përballë Pallatit të Kulturës.

Sonte ora 20:30 do të jepet filmi “Scenarioto”, me regji të Alexandra Kardalevska.

Më pas në ora 20:45 do të jepet “Afterkland: Makedonium Band” me regjisor Andreas Jonsen.

Ndërsa do të ketë jetë edhe koncerti: Stoned Hedge HEDGE.

Nesër ora 20:30 do të jepet “Lisi i Vjetër” me regji nga Ken Loach.

Më pas do të ketë bisedë me Zllatko Gjeleski, kritik filmi dhe Artan Sadikun, aktivist dhe teoricient.

Kurse ora 23:00 do të jepet filmi i shkurtër “Një ton akullore” me regji të Sandra Gjorgjievskas.

Ngjarja organizohet nga Europe House ndërsa hyrja është falas.

Përndryshe, sonte vijon nata e tretë e Festivalit të Filmit WatchOut, festivali mbaron nesër.

Të fundit