20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kishte fshehur në pantallona, konfiskohen mbi një kilogram stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarësh në pikën kufitare Bogorodicë

Mbi një kilogram stoli ari me vlerë pothuajse 4 milionë denarë janë konfiskuar nga zyrtarët doganorë gjatë hyrjes në pikën kufitare Bogorodica, duke parandaluar kështu një përpjekje për të shmangur pagesën e taksave të importit në vlerë prej një milion denarësh.

Ari u zbulua gjatë një kontrolli personal të një udhëtari, i cili përpiqej ta fshihte bizhuterinë në pjesën e brendshme të pantallonave dhe rrobave të brendshme që mbante veshur. Bizhuteria ishte paketuar në katër qese që përmbanin 60 varëse, 13 unaza, 128 vathë dhe 48 byzylykë.

Ari do të dorëzohet në Bankën Popullore, dhe ndaj udhëtarit do të ngrihet kallëzim penal.

Të fundit