15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kjo është agjenda e vizitës së Albin Kurtit në Tetovë

Komuna e Tetovës njofton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e premte (11.08.2023) do të qëndrojë për vizitë në qytetin e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës kanë publikuar edhe agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në Tetovë.

16:00 – Arritja në komunën e Tetovës

16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë (Do merren vetëm pamje dhe do të vazhdohet për në Vicë)

17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë. (Vendi i saktë: Mes fshatit Sellcë dhe Vicë)

17:30-17:45 – Fshati VICË – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami (Lansim i idesë së kyçjes së të gjithë fshatrave të malësisë në rrugën Tetovë-Prizren)

20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti (Kryeministri do të ketë fjalim në fillim të programit, pas kryetarit të komunës Bilall Kasami si nikoqir).

Të fundit