29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompania Ecolog ndihmon qindra familje në nevojë për Fitër Bajram

Kompania Ecolog e familjes bujare të zotri Lazim Destani vazhdon me traditën e saj duke u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në qytetin e Tetovës si dhe në komunat rurale të kësaj ane.Ashtu si çdo vit për dekada me radhë, sot në ambientet e kompanisë Ecolog u dorëzua kontingjenti i parë i ndihmave për familjet në nevojë. Këto ndihma i pranuan personat përgjegjës për t’i shpërndarë pastaj në rajonet përkatëse.

Sot persona të caktuar nga ana e kompanisë Ecolog kanë udhëtuar dhe i kanë dorëzuar ndihmat nëpër disa fshatra të rrethinës së Tetovës, familjeve në nevojë të cilëve këta ndihma do t`ju jenë të mirëseardhura për të kaluar begatshëm javën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit. Ndërkohë, disa nga këshillat e xhamive që pranuan ndihmën janë shprehur falënderues për familjen Destani që përkudjeset për skamnorët dekada me rradhë.“Shprehi mirënjohje në emër të qytetarëve të Zhelinës, sidomos atyre që kanë pranuar këta ndihma, të cilët sot gëzohen me ndihmën dhe me donacionin, që tregon filantropi ynë I njohur kombëtar Haxhi Lazim Destani, I cili me vite, me dakada, shumë herët ka filluar dhe akoma avzhdon të përkujdeset për këta skamnorë” thotë Ekrem Hasani , imam I Xhamisë Qendrore në fshatin Zhelinë-Edhe Imami I Xhamisë në fshatin Nerasht, Jusuf Zylbehari, falënderon kompaninë Ecolog në krye me zotri Lazim Destanin për kujdesin e treguar ndaj familjeve në nevojë.”Ne jemi mirënjohës se edhe më herët zotri Destani ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë.Zoti ja shtoftë bereqetin, sepse nuk është hera e parë që ndanë ndihma Kompania Ecolog, pra disa vite me rradhë e organizon këtë aksion”, tha Imami I Xhamisë në fshatin Nerasht, Jusuf Zylbehari., Kompania Ecolog për realizimin e këtij aksioni tradicional, ka të caktuar një ekip të veçantë pune i cili meret me shtypjen dhe shpërndarjen e mijëra kuponave me vlerë duke u ardhur në ndihmë qindra familjeve në nevojë në këtë rajon dhe jo vetëm. Familjet që përfitojnë nga ky donacion, me anë të këtyre kuponave, furnizohen me artikuj ushqimorë e higjienik në një zinxhir të caktuar marketesh të këtij qyteti./Tv Koha/

Të fundit