03/03/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompania Meta gjobitet me 1,2 miliardë euro për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave

Kompania mëmë e Facebook Meta është dënuar me një gjobë rekord prej 1,2 miliardë euro (1,29 miliardë dollarë) për shkelje të ligjeve të BE-së që lidhen me të dhënat, njoftoi sot autoriteti irlandez i mbrojtjes së të dhënave DPC.

Rasti ka të bëjë me përfshirjen e Facebook në përgjimin masiv nga agjencitë e shërbimeve sekrete anglo-amerikane, që u zbulua nga sinjalizuesi amerikan Edward Snowden.

“Kompania ka kishte shkelur Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR)”, tha DPC.

DPC është autoriteti kombëtar i pavarur përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave të individëve në BE si një e drejtë themelore.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim fillestar nga Meta apo sipërmarrësi, Mark Zuckerberg. /atsh /

Të fundit