18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Dibrës iu bën thirrje qytetarëve që rreptësisht t’i respektojnë rekomandimet dhe rregullat e sjelljes

Komuna e Dibrës iu bëri thirrje qytetarëve që edhe më tutje të jenë shembullorë në respektimin e rekomandimeve për mbrojtje dhe rregullave gjatë qëndrimit në kafene, restorante dhe objekte të tjera.

Kjo siç bëhet e ditur në thirrjen për shkak të numrave të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në vendin tonë, të cilat janë dëshpëruese, por edhe dukuria e mosrespektimit të rekomandimeve të një pjese të qytetarëve.

“Iu bëjmë thirrje qytetarëve të komunës Dibër që rreptësisht t’i respektojnë rregullat kur lëvizin përgjatë qytetit dhe qëndrimit të tyre në kafene dhe restorante. Në komunën tonë më 8 dhe 9 qershor do të realizohet testim i të punësuarve në institucionet parashkollore dhe shpresojmë se nuk do të kemi raste pozitive. Por, gjithçka është e mundur, sepse në qytet filloi moskujdesi dhe mosrespektimi i masave të mbrojtjes nga Kovid-19, qëndron në thirrjen e komunës.

Njëkohësisht iu bëhet thirrje qytetarëve, pronarëve të kafeneve, restoranteve, taksi veturave, rregullisht sipas protokollit, t’i dezinfektojnë, të kujdesen për masat parandaluese sepse “virusi është ende i pranishëm dhe aktiv dhe veçanërisht rrezik paraqet virusi i sjellë nga qytetet tjera ku kemi informacione se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në rritje.

“Dëshirojmë që në Dibër të mos ketë raste pozitive me Kovid-19, por gjithçka është e mundur. Për këtë të jeni të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm”, përfundon thirrja e komunës së Dibrës.

Në këtë komunë, e cila ishte vatra e parë e Kovid-19, pikërisht për shkak të vetëdijes së banorëve, të cilët rreptësisht i respektonin masat dhe rekomandimet e kompetentëve, deri më dje, 46 ditë me radhë nuk ka të infektuar të rinj me këtë virus të rrezikshëm. fc/

Të fundit