-
Të gjitha familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare, gjegjësisht nështëpitë e tyre do të pranojnë fëmijë që kanë nevojë për kujdes, do të marrinndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit në vlerë prej 10 mijë denarë në muaj.Kjo u premtua nga kryetari Arben Taravari gjatë prezantimit të fushatës “Shtrijedorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar”, që ka për qëllim promovimin ekujdestarisë dhe rritjen e numrit të familjeve kujdestare. Aktualisht në Gostivarjanë 5 fëmijë që presin të vendosen nëpër familje kujdestare.“Vazhdojmë të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ato familje të cilat do tëtregojnë gatishmëri për përkujdesje. Sot edhe para të pranishmëve theksovase për t’i motivuar ato familje, Komuna e Gostivarit do të subvencionojë medhjetë mijë denarë në çdo muaj. Aktivitetet dhe suport të këtillë kemi treguaredhe në të kaluarën për sportistët, nxënësit më të mirë, familjet në nevojë, dhebesoj se me këtë lloj ndihme dhe motivimi do të vazhdojmë edhe në tëardhmen”, deklaroi kryetari Arben TaravariKjo fushatë nacionale realizohet nga “S.O.S Fshati i Fëmijëve” në bashkëpunimme Qendrat për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare “11 Tetori”, Ministrinë ePunës dhe Politikës Sociale dhe pushtetin lokal, ndërsa mundësohet nga Ministriagjermane e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit. Familjet kujdestare ndihmëfinanciare marrin edhe nga shteti. Ndryshe, për të gjithë ata që janë të interesuar tëbëhen kujdestarë dhe nuk patën mundësi të marrin pjesë në këtë ngjarje, më shumëinformacion se si të bëhen kujdestarë do të mund të marrin çdo ditë pune nëQendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar./Tv Koha/







