19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

KOMUNA E GOSTIVARIT: NGA 9.9 MILIONE EUROT – QEVERIA ASNJË CENT PËR GOSTIVARIN

Nga 9.9 milionë euro mjete për realizimin e projekteve infraskuturore nga programi I TAV-Maqedoni, Gostivari nuk mori asnjë cent. Qeveria tha se vazhdon të punoj për zhvillim të barabartë rajonal, megjithatë në terren punon ndryshe – thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit.

Me 9.9 milionë euro do të financohen ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruktim i rrugëve dhe institucione arsimore. Edhe pse Gostivari konkurroi me disa projekte, asnjëri prej tyre nuk u pranua nga Qeveria.

Gostivari është i përfshirë me 30 milion denarë, për spitalin! E vetmja Komunë ku investohet në spital, institucion që nuk është në kompetencë të Komunës dhe për të cilin duhet të kujdeset Ministria e shëndetësisë.

Me këtë gjest, pushteti qendror, Gostivarin dëshiron ta nxjerrë keq në prag të zgjedhjeve lokale për gjoja se në komunën e vetme urbane e cila udhëhiqet nga opozita shqiptare, mungojnë investimet.

Gostivarasit nuk duan asfalt, ujësjellës dhe kanalizim parazgjedhor, pasi të gjitha nevojat e tyre edhe përskaj pengesave nga Qeveria, janë përmbushur.

Suksesshëm e nisëm dhe ashtu e mbyllim mandatin katërvjeçar. Me gostivarasit jemi gati dhe do ta fitojmë edhe një mandat tjetër të suksesshëm – thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit.

Të fundit