19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Strugës: Morëm garanci nga kryeministri për zgjidhjen e problemit me trajtimin e qenve endacakë

Morëm lajm shumë të mirë në lidhje me problemin, tashmë të ngritur në nivel shtetëror me trajtimin e qenve endacakë. Komuna e Strugës u bë nismëtare e zgjidhjes së kësaj çështjeje shumë delikate. Në fakt, morëm garanci nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili e ngriti këtë çështje në nivel më të lartë institucional, për ta zgjidhur në nivel kombëtar, shkruan në faqen zyrtare në Fejsbuk të Komunës së Strugës.

“Komuna e Strugës ka kërkuar vazhdimisht që ky problem të trajtohet në institucionet më të larta shtetërore, që nga Kryeministria dhe kabineti qeveritar e deri te agjencitë kombëtare me kompetencat ekskluzive ligjore. Zgjidhja e këtij problemi ka për nevojë intervenim shtetëror me të gjitha mekanizmat në dispozicion, që nga buxheti shtetëror, te instancat shtetërore e deri te projektet ndërkombëtare”, theksojnë nga vetëqeverisja lokale në Strugë.

Në publikimin shprehet falënderim ndaj kryeministrit Kovaçevski, si dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë, të cilët “iu qasën nismës sonë, që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë ky problem shumë serioz”.

Të fundit