13/05/2024
16.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës është në vendin e parë për sa i përket dhënies së lejeve të ndërtimit

Gjatë vitit 2023 janë dhënë 161 leje ndërtimi, ku dominojnë lejet për ndërtim për banimin individual ose gjithsej 45 leje janë dhënë për këtë destinim. Në ndërkohë, 7 leje kanë të bëjnë me banesat kolektive ndërsa objekte komerciale janë dy objekte. Por, përderisa në qytet jepen leje ndërtimi, problem janë shumë fshatra që nuk kanë plane urbanistike dhe rrjedhimisht qytetarët nuk mund të marrin leje për ndërtim. Rilind Selmani, shef i Sektorit të Urbanizmit në komunën e Tetovës.Por, megjithatë komuna e Tetovës, funksionon për Plan Gjeneral Urbanistik prej vitit 2003, ndërsa ka pasur një ndryshim në vitin 2013, por që atëherë e këndej nuk është arritur që të përpunohet dhe pastaj të miratohet ky plan. Nga komuna e Tetovës, respektivisht nga Sektori i Urbanizmit në komunën e Tetovës bëjnë të ditur se pritet që hapësira prej 1100 hektarëve të zgjerohet në 1300 hektarëve.Kjo do të mundësonte zgjerimin e hapësirës për ndërtim por në pjesë periferike të qytetit të Tetovës.Me këtë, investitorët do të kenë më shumë mundësi për ndërtim edhe në pjesët më pak të zhvilluara jashtë perimetrit të qytetit të Tetovës. Por, njëkohësisht kjo do të mundësojë sipas Rilind Selmani, shef i Sektorit të Urbanizmit në komunën e Tetovës që të hapen edhe rrugë të reja, bulevarde të reja me qëllim që të mos vazhdojë praktika e deritanishme që të ndërtohet vetëm në pjesën qendrore të Tetovës, ku ndërtesat kolektive shtohen dita-ditës dhe ka gjithnjë e më pak hapësira të lira.Në vitin 2023 janë dhënë 161 leje ndërtimi në Tetovë.TV KOHA

Të fundit