11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gërvalla: Lajçak ka dështuar në procesin e dialogut

Ministrja e Punëve të Jashtme të kosovës, Donika Gërvalla, tha se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar. “Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe sic duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadojë mandati”, tha ajo. Sipas Gërvallës, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerë as për vetëm 24 orë, derisa Lajçak ka shkuar në Beograd. “Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçak ka dështuar në procesin e dialogut”, tha Gërvalla. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, tha se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kosovë nuk është iu mirë ndërkohë që masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë jo vetëm të padrejta, por edhe totalisht të pakuptueshme. “Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian është kështu. Ata nuk po i heqin këto masa sepse nuk e dinë as se për cfarë i kanë vendosur ato”, tha ajo. “Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë cuar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, konkretisht zyra e Borrellit, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk ka arritur të japë verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë, e tregon këtë”, tha ajo.

Të fundit