02/05/2024
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i matur.

Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga shteti. Të mbyllura janë edhe të gjitha vendkalimet për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për automjetet transit dhe transportues, për përfaqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa paraprakisht mendim të marrë nga ana e Shtabit kryesor koordinues. bs/ab/

Të fundit