15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komunikacioni po zhvillohet rrjedhshëm dhe pa ndërprerje

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga përmbytjet e ndodhura më 14 qershor 2023. në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës së Cërvena Rekës në rrugën kryesore A3 seksioni Makedonska Kamenicë – Dellçevë. Trafiku në urë zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi.

Duke filluar nga data 8 prill .2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3.5 tonë.

Të fundit