Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, njoftuan NP Rrugët e Maqedonisë dhe LAMM.
Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve më të imëta.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.







