23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferenca e OSBE-së: Vetëm gazetarët e lirë mund të mbrojnë gazetarinë

Mbështetja e gazetarisë së pavarur, zgjidhja e sfidave në epokën digjitale dhe përmirësimi i kushteve për lirinë e medias janë në fokus të Konferencës së nëntë të medias në Evropën Juglindore, me titull “Në udhëkryq – Mbrojtja e lirisë së medias për mbrojtjen e demokracisë” organizuar nga përfaqësuesja për lirinë e medias së OSBE, në bashkëpunim me Misionin e Organizatës në Shkup, që mbahet sot dhe nesër, transmeton Portalb.mk.

Teresa Ribeiro, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e medias, theksoi se liria e medias është një segment kyç i demokracisë dhe është e nevojshme për një shoqëri të lirë, të sigurt dhe të hapur.

“Kur gazetarët janë nën presion, herët a vonë, edhe demokracia bëhet nën presion dhe anasjelltas”, tha ajo.

Ribeiro theksoi se siguria e gazetarëve është  prioritet kryesor i OSBE-së dhe theksoi se është një sfidë e vërtetë ruajtja e lirisë së medias në momentet kur media po lufton me një krizë ekzistenciale për arsye ekonomike.

Teresa Riberiro në Konferencën e nëntë e medias në Evropën Juglindore, organizuar nga OSBE. Foto: Portalb.mk
Teresa Riberiro në Konferencën e nëntë e medias në Evropën Juglindore, organizuar nga OSBE. Foto: Portalb.mk

Sipas Kilian Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, këto sfida ekzistojnë jo vetëm në rajon, por edhe në mbarë botën.

“Mendoj se është më e përshtatshme që konferenca të mbahet këtë vit në Shkup, gjatë presidencës së OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë që kryesuesi i jep mediave të lira dhe sigurisë së gazetarëve”.

“Si ish-gazetar, konsideroj se të gjitha këto janë çështje për të cilat më interesojnë shumë”, theksoi Val në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve të konferencës dyditore.

Kilian Val në Konferencën e nëntë e medias në Evropën Juglindore, organizuar nga OSBE. Foto: Portalb.mk
Kilian Val në Konferencën e nëntë e medias në Evropën Juglindore, organizuar nga OSBE. Foto: Portalb.mk

Shefi i Misionit të OSBE-së tregoi se historia e promovimit të medias së lirë ilustron se kjo punë në të vërtetë nuk përfundon kurrë dhe konferenca është një kujtesë se liria e medias nuk mund të konsiderohet kurrë një punë e përfunduar, por kërkon vëmendje të vazhdueshme.

Sipas zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki, liria e mediave është gjithashtu një nga themelet e shoqërive demokratike, ndërsa gazetarët e pavarur dhe mediat pluraliste janë vendimtare për të ofruar informacion objektiv për qytetarët.

Isaki vuri në dukje se liria e medias përballet me shumë sfida dhe siguria e gazetarëve kërcënohet gjithnjë e më shumë nga sulmet në internet.

“Balanci mes lirisë së medias dhe sigurisë është një çështje delikate, përgjigja ligjore duhet të jetë e balancuar dhe nuk duhet të keqpërdoret”, tha ajo.

Ajo shtoi se si kryesues të OSBE-së, siç tha, “mbështesim plotësisht punën e tyre”.

“Ka ardhur koha që të përgatitemi, të ndërmarrim veprime dhe të punojmë për të mundësuar një mjedis mediatik që promovon demokracinë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha ajo.

Ne sesionin e dytë të titulluar “Freedom of expression in the age of algorithms and AI”, pjesëmarresit folën për sfidat që sjellë intelegjenca artificiale në sferën e informimit.

Drejtori i Fondacionit Metamofrozis, Bardhyl Jashari tha se teknologjia në parim nuk është e dëmshme, por mund të keqpërdoret dhe të përdoret si armë kundër të drejtave të njeriut.

“IA mund të ndihmojë dhe të lehtësojë përsonat që kanë qellime të këqia të kryejnë verpime të dëmshme. Shembuj të tillë kemi parë në botë dhe te ne kur teknologjia përdoret për të penguar lirinë e mediave dhe shprehjen e lirë. Ne në Fondacionin Metamorfozis e kemi parë këtë rrezik dhe kemi konstatuar se keqpërdormi i teknologjisë sjell deri te dëmtimi i sistemit demokratik në përgjithësi, duke mbjellë mosbesim në institucionet e vendit, duke shëpendarë gjuhë urrejtjeje, dezinofrmata dhe censurë. Duhet të punojmë së bashku të luftojmë keqpërdoimin e teknologjisë ” tha mes tjerash, Jashari.

Bardhyl Jashari në Konferencën e nëntë e medias në Evropën Juglindore, organizuar nga OSBE. Foto: Portalb.mk
Bardhyl Jashari në Konferencën e nëntë e medias në Evropën Juglindore, organizuar nga OSBE. Foto: Portalb.mk

Në panel morën pjesë edhe moderatorja Julia Haas, Associate Project Officer, RFoM Office, folësit:  Noah Giansiracusa, profesor i matematikës dhe shkencës së të dhënave, Bentley University dhe Bojana Kostiq, studiuese e të drejtave të njeriut dhe teknologjisë

Në konferencën dyditore të mbajtur në Shkup, mbahen panel diskutime, punëtori, shfaqje filmash dhe aktivitete të tjera që fokusohen, ndër të tjera, në lirinë e mediave, mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të medias, vetërregullimin, edukimin digjital, gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin, si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në të gjitha aspektet e punës mediatike.

Të fundit