Të tjera lajme

KONFERENCË LIGA: SHKËNDIJA NJË HAPË PRANË  SUKSESIT HISTORIK

Shkëndija e Tetovës  sonte me  fillim në ora 21:00në  stadiumin ‘’Aek Arena’’  në Larnaka të Qipros zhvillon ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në fazën kryesore të UEFA Konferencë Liga .  Me  fitore  gjegjësisht me  barazim  Shkëndija  siguron kualifikim në  fazën e  play off-it

Kuqezinjtë mbrëmë  në stadiumin ‘AEK Arena’’ zhvilluan seancën e fundit stërvitore para përballjes së sotme  të raundit të gjashtë të UEFA Konferencë Liga , kur përballë AEK Larnaca-s në Qipro kërkojmë rezultat pozitiv për të konfirmuar kualifikimin në fazën e ardhshme të kësaj gare.  Pra seancës stërvitore së fundit stërvitore u  mbajt press konferenca  zyrtare  ku  para  mediumeve  folëm trajneri  Jeton Beqiri  dhe portieri Babakaj Gaye . 

Trajneri Beqiri tha se kanë  dëshmuar  se  mund të përballojnë edhe ekipet e  forta  evropiane

 “Ne kemi provuar se kemi mundur të luajmë edhe me skuadra të forta në Europë gjatë këtij kompeticioni. Ne kemi respekt maksimal për ekipin e AEK-ut, por në asnjë moment nuk futemi në ndeshje për tu frikësuar si kundërshtarë, pavarësisht forcës dhe nivelit që kanë ato. Me punë dhe me seriozitet të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes, shpresojmë që edhe nesër të dalim me rezultat pozitiv”  deklaroi trajneri  Jeton Beqiri.

 Duke folur  për kundërshtarin tha se posedon një mbrojtje jashtëzakonisht të mire.

 “Ekipi i AEK-ut posedon një mbrojtje jashtëzakonisht të mirë, ata kanë pranuar vetëm një gol në ndeshjen e fundit. Mendoj që vetëm mbrojtja e tyre bënë diferencën, ata luajnë si ekip dhe në grup sulmojnë dhe mbrohen së bashku. Jam i mendimit se për të dalur me rezultat pozitiv, ne duhet të bëjmë një performancë të nivelit të lartë për të cilën ne bisedojmë dhe bëjmë analizë me futbollistët gjatë gjithë kësaj jave, pasi dëshirojmë ta përfundojmë këtë aventurë europiane me sukses me këto 6 ndeshje që kemi në fazën e ligës. Pastaj, sipas rezultatit do të shohim se çfarë do të na sjell fundi i ndeshjes”. Tha Beqiri

PortierBaboucarr Gaye  tha  e gjithë ekipi  duhet të jemi shumë të vëmendshëm  pasi AEK Larenkla  është një skuadër  kualitative

“Natyrisht, ne punojmë shumë në detaje për kundërshtarët tanë, në këtë rast edhe AEK-un. Ata janë një ekip i mirë me lojtarë cilësorë dhe ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Jo vetëm unë si portier, por i gjithë ekipi të jemi të vëmendshëm për cilësitë e tyre, jemi duke punuar në këtë drejtim falë edhe stafit të trajnerëve. Pra, secili duhet të jetë i vetëdijshëm për kualitetet e tyre, por edhe kualitetin tonë dhe gjithë këtë ta shfaqim nesër në këtë ndeshje”tha portieri Gaye

Mesfushori  Arbin Zejnullai  ka  thënë se ekipi 3krahas  punës  në aspektin tekniko taktik ka analizuar  në të gjitha aspektet kundërshtar

“E kemi analizuar  janë ekip I mire lozin taktikisht mire sidomos  në anën defanzive jo rastësisht  edhe nuk kanë humbje unë sa  e di. Mirë ne e kemi analizuar dhe shpresoj që me  detyrat  që do të na  japi  stafi teknik  shpresoj që ne ti zbatojmë sa më mirë dhe në fund  të arrijmë rezultat pozitiv” tha  Zejnullai

Ndeshja  AEK Larnaka – Shkëndija  luhet nesër mbrëma  në  stadiumin “Arena Larenka”  me fillim në ora 21:00 ,  drejtësi  do të ndaj  arbitri nga Lituania Manfredas Lukjançukas,  Drita e  Gjilanit gjithashtu sonte n; ora 21:00,do ta luaj ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës kundër Rayo Vallecanos

Të fundit