12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë për përforcimin e institucioneve nacionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot përmes platformës ZUM, do të mbahet konferencë rajonale me temë “përforcimi i institucioneve nacionale për të drejta të njeriut si mekanizëm i pavarur për ndjekjen e aplikimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.

Në konferencë është paralajmëruar prania e Avokatit të Popullit, Naser Zyberi, ombudsmanit të Letonisë, Juris Jansons, zëvendësavokates së popullit të Gjeorgjisë, Ekaterina Sekladze, oficeres së të drejtave të njeriut nga Sektori për institucione nacionale dhe mekanizma rajonal në kuadër të Zyrës së Komisarit të lartë për të Drejta të Njeriut (OHCHR), Luiza Sekagaja si edhe një numër i madh i përfaqësuesve të më shumë organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut.

Qëllimi i konferencë është të mundësojë dialog në drejtim të përforcimit të rolit dhe bashkëpunimit midis institucioneve nacionale për të drejta të njeriut në rajon në drejtim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke i përfshirë edhe të drejtat e personave me të gjitha llojet e aftësive.

Të fundit