05/12/2022
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon debati për shkarkimin e Fadil Zendelit nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 64 ku në rend dite është edhe shkarkimi i anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, e dorëzuar nga Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Goran Misovski, Dime Vellkovski, Snezhana Kaleska Vançeva, Darko Kaevski, Daniella Nikollova, Bobi Mojsoski, Panço Minov, Marija Georgievska dhe Zhaklina Llazarevska, informon Zhurnal.

Rendi i ditës u votua dje në orët e vona pas debatit tërë ditor ku deputetët E VMRO-DPMNE-së opozitare kërkuan pika e parë e rendit të ditës të zëvendësohet me pika tjera të rendit të ditës. Ata akuzuan për shkelje të rregullores dhe thanë se shumica dëshiron që Zendeli të mos jetë anëtar përshkak se duan të marin vendime të dëmshme politike. Nga shumica vlerësuan se duhet të kihet kujdes për rregulloren e Kuvendit dhe mandatët e deputetëve të pasqyrohen edhe në trupat punues në Kuvend.

Në rend dite janë edhe seanca dhe propozim ligjet për ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik dhe për bujqësi e zhvillim rural.

Në rend dite janë edhe disa propopzim ligje të tjera./Zhurnal.mk

Të fundit