19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë vjetore e MASVA në temën “Zbatimi i ekonomisë rrethore në menaxhimin me mbeturinat e ngurta”

Asociacioni për Menaxhim me Mbeturina të Ngurta në Maqedoninë e Veriut (MASVA) organizon konferencë vjetore në Shkup me fokus kryesor në temën “Zbatimi i ekonomisë rrethore në menaxhimin me mbeturinat e ngurta”.

Në konferencën dyditore, ekspertë vendorë dhe të huaj nga sektori real, bashkësia e akademike dhe institucionet do t’i prezantojnë trendet dhe sfidat më të reja në menaxhimin me mbeturinat e ngurta bazuar në parimet e ekonomisë rrethore.

Në ditën e parë, panel diskutimet do t’i kushtohen dy temave – “Vendosja e sistemit të depozitave dhe kthimin e paketimit në RMV” dhe “Energjia nga mbeturinat – kufizimi ose përfitimet nga toka?”. Gjatë ditës së dytë të konferencës panelet do të jenë të fokusuara në temat: “Rrjedhat plotësuese të mbeturinave në përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit”, “Financimi i sistemeve për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina” dhe “Të rinjtë dhe shkenca në zgjidhjet për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturinat”. Në këtë panel, studentët do të prezantojnë studime në lidhje me avancimin e sistemit për menaxhim me mbeturinat.

Të fundit