24/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon debati i Komisionit për kandidatët për anëtarë të Këshillit për Prokurorë publik

Në Kuvend sot duhet të vazhdojë seanca e Komisionit për zgjedhje dhe emërime ku në rend dite është konstatimi i propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë janë regjistruar Svetllana Zhupanoska, bashkëpunëtor gjyqësor në Gjykatën Themelore Civile Shkup, Keti Petkova avokate nga Gjevgjelia e cila më herët ka punuar në Prokurorinë speciale, si dhe Mitko Mitrevski, sekretar i përgjithshëm i Prokurorisë publike.

Në vazhdimin e seancës së kaluar më 9 maj u hap debat për kandidaten e parë Svetllana Zhupanoska.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk dha mbështetje, ndërsa deputetët nga kjo parti atëherë paralajmëruan debate dhe fjalime të gjata si për propozimet për gjyqtarë kushtetues.

Të fundit