13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontrolle shtesë në autostradën Shkup-Tetovë, dhjetëra dënime

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar kontrolle shtesë në autostradën Shkup-Tetovë, ku janë sanksionuar 83 shoferë. Dy shoferë kanë vozitur me shpejtësi mbi 70km/h nga shpejtësia e lejuar, 27 vozitës të tjerë kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 50km/h.

Njësia mobile për siguri në komunikacion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në kontroll të përforcuar aksionar në fushën e komunikacionit të autostradës Shkup-Tetovë, dje ka sanksionuar 83 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Dy shoferë kanë vozitur madje me shpejtësi prej 70 kilometra në orë mbi të lejuarën, 27 shoferë me 50 kilometra në orë mbi të lejuarën, informojnë nga MPB.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit me qëllim të sigurisë më të madhe në komunikacion.

Të fundit