04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koronavirusi/ Qarkullimi sot deri në orën 8:00 në mëngjes dhe 1 orë pasdite

Duke nisur nga mesnata e sotme deri në orën 8 të mëngjesit të gjitha automjetet mund të qarkullojnë lirshëm. Më pas, pas kësaj ore qeveria ka marrë vendimin që të ndërpresë qarkullimin.

Qarkullimi do të rihapet përsëri në orën 16:00 deri në orën 17:00. Kjo bëhet në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë”, tha Rama dy ditë më parë.

Ndërkohë kujtojmë se kush shkel rregullat e këtij regjimi do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për 3 vjet.

Ndërsa nga dita e martë e gjithë Shqipëria do të futet në karantinë totale ashtu si Tirana dhe Durrësi në tre ditët e fundit, pasi mendohet se kjo është rruga e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. /b.l/noa.al/

Të fundit