Shteti i Kosovës nuk bën problem për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ta kaluar kufirin me dokumente dhe targa me emrin e vjetër, përcjell TV21.
Edhe pse nuk i kanë ngjitëset NMK në targa, veturat po e kalojnë pa problem kufirin.
Kosova s’bën problem për emrin e vjetër, në kufirin e Bllacës mund të kalohet pa targa NMK
“Jemi këtu tek kufiri për në Kosovë dhe pamë disa vetura të cilat nuk i kishin ngjitëset në tabela “NMK” dhe kaluan pa problem. Me një qytetarë të cilin biseduam ai na tregoi se edhe lejet e vozitjes por edhe me letërnjoftimet e vjetra mund ta kalojnë në Kosovë”, raporton Fazile Halili, gazetare TV21.
Edhe një punonjës i MPB-së në pikën kufitare , i cili nuk deshi të flet para kamerës, na e konfirmoi se dokumentet e vjetra nuk e pengojnë lëvizjen e lirë./TV21