19/05/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Letra e Agelerit është dërguar kudo që duhet, ka raste që janë zvarritur, opozita të pyetet për ligjet e bllokuara në Kuvend

Ajo letër përmban disa raste të caktuara të cilat, për fat të keq, mund të them se janë vërtet janë zvarritur. Procedura shkon me kthim nga instancat më të larta në ato më të ulëta disa herë. Megjithatë, këto janë pyetje për gjykatësit që punojnë dhe për ata që menaxhojnë me punën e gjykatësve, tha kryeministri Dimitar Kovaëevski i pyetur për koment për letrën e ambasadores amerikane në vend, Angela Prajs Ageler.

Në letrën që Ageleri më 11 prill  ua ka dërguar organeve gjyqësore dhe ekzekutive, ajo shpreh shqetësimin për vendimin e Gjykatës së Apelit – Shkup për kthimin në procedurë të shkallës së parë për rigjykim të disa lëndëve nga, siç thekson, të profilit të lartë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Samitit Maqedoni 2025, Kovaçevski tha se duhet të përkufizohet se në shtte ka ndarje të pushtetit në ekzekutiv – Qeveri, legjvënës – Kuvend dhe pushtet gjyqësor – organet gjyqësore dhe se letra ka të bëjë me gjyqësorin.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se letra është dërguar në adresë të gabuar, u përgjigj se është “dërguar kudo që është e nevojshme” dhe se Qeveria është në dispozicion për avancimin e ligjeve, siguron kushte për funksionimin e gjykatave – në pjesën e buxhetit. , në propozimin e zgjidhjeve ligjore për avancimin e praktikës gjyqësore etj. Por, se një sërë propozim-ligjesh në Kuvend janë bllokuar nga opozita.

Pas miratimit të Kodit të ri Penal para disa muajsh,është përgatitur, tha,   edhe ligji i ri për Akademinë Gjyqësore, janë përgatitur ligje të reja për rinumërimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Por një numër i madh i tyre janë të bllokuar në Kuvend dhe kjo është një pyetje për opozitën, jo për mua, sepse opozita i bllokon dhe duhet ti tregojë arsyet pse i bllokon – pagat e gjykatësve, reforma në Akademinë Gjyqësore, e gjithë kjo është e bllokuar në Parlament”, tha Kovaçevski.

Theksoi se gjatë një viti krize, Qeveria në asnjë moment, siç tha, nuk i ka ulur financat për gjyqësorin me të cilat më vonë vetë menaxhojnë  me to, ndërsa investimet kapitale janë në nivelin e paraparë.

“Një pjesë e sallave të gjykatave po digjitalizohen, e para tashmë është lëshuar në përdorim, tashmë funksionin edhe një pjesë e sistemit për   ndërveprueshmëri ndërmjet institucioneve, duke pasur parasysh se përmes rrugës elektronike përshpejtohet komunikimi i gjykatave me institucionet me të cilat më së shumti shkëmbejnë informacione.  Kjo është gjithçka që mund të bëjë Qeveria në pjesën e përparimit të gjyqësorit. Por, ajo që duhet bërë përveç kësaj është që të përfshihet më shumë Kuvendi, partitë politike, në pjesën e komunikimit me gjykatat, sepse edhe me Kushtetutë, edhe me ligj, gjykatësit dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor zgjidhen në Kuvendit”, tha kryeministri.

Konsiderohet se duhet të vendosen tregues më të detajuar, të matshëm për çdo individ të gjyqësorit, sepse siç tha, “nuk do të përgjithësoja nëse diçka nuk funksionon plotësisht apo funksionon plotësisht”.

Të fundit