23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski, Mickoskit: Ndryshimet kushtetuese, vetëm për futjen e popujve tjerë në Preambulë

Kjo është edhe një nga nebulozat dhe mashtrimet ndaj opinionit nga ana e opozitës, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në komentimin e deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili tha se me ndryshimet kushtetuese shteti po bëhet binacional.

Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e popujve tjerë në Prembulë.

“Grupi i punës për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese që është angazhuar nga ana e Qeverisë ka për obligim përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese sipas kornizës së bisedimeve, Qeveria do të jetë parashtrues, kurse ka të bëjë me ndryshimin e Preambulës dhe vendosjen e popujve tjerë në Preambulë ku tashmë ka edhe popuj tjerë, ky është detyrim që është imperativ i grupit të punës dhe më vonë edhe e Kuvendit”, tha Kovaçevski.

Të fundit