11/09/2024
14.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Nuk do të kem takim me Lavrovin! Kjo nuk është fitore e Rusisë, është fitore e OSBE-së

Nuk do të kem takim me Lavrovin, këtë e tha kryeministri Dimitar Kovaçevski para se të hapet takimi i Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, shkruan TV21. Kovaçevski tha se vizita e Lavrovit në Shkup nuk është fitore e Rusisë, por fitore e OSBE-së.

“Kjo absolutisht nuk është asnjë fitore diplomatike e Rusisë, kjo është fitore diplomatike e OSBE-së, duke marrë parasysh se u vë në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së, me këtë OSBE do të vazhdojë të funksionojë dhe do të vazhdojë të jetë garanci për zhvillimin e proceseve të demokracisë dhe paqes në Evropë. Nuk do të kem takim me Lavrovin”, tha Kovaçevski.

Të fundit