12/09/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski për MIA: Nuk do të ketë marrëveshje të re apo më të mirë, as kornizë tjetër negociuese

Si vend, ne nuk duhet të bëjmë një gabim historik dhe të humbasim shansin e vetëm që Maqedonia e Veriut të arrijë qëllimin tjetër strategjik pas dekadash – të bëhet anëtare e BE-së. Për këtë paralajmëron kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Agjencinë për Informim të Mediave (MIA).

Kryeministri u bëri thirrje deputetëve dhe opozitës që të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës, i cili do të sigurojë “një të ardhme evropiane për vendin dhe për brezat e ardhshëm”.

Ai theksoi qëndrimin e BE-së se nuk do të ketë marrëveshje të re më të mirë, as kornizë tjetër negociuese dhe se kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë në vend.

“Ne kemi obligim që brezave të ardhshëm t’ua lëmë Maqedoninë evropiane, hapat e ardhshëm nuk duhet të kalkulohen, të merret vendim dhe vendi të vazhdojë në rrugën evropiane. Vetëm në atë mënyrë do ta ruajmë atë që kemi në aspektin historik, kulturor dhe identiteti gjuhësor, vetëm në atë mënyrë do t’i forcojmë pozitat tona ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe partnerëve dhe në të njëjtën kohë do ta përmirësojmë gjendjen aktuale”, thotë Kovaçevski. intervistë..

Kovaçevski tha se vendimi për amendamentet kushtetuese dhe rrjedhimisht vazhdimi i shtetit në rrugën evropiane varet “nga ne”, dhe përgjegjësia është para të gjithë aktorëve shoqërorë, para të gjitha partive serioze parlamentare, para të gjithë deputetëve.

“Ky është një rast shumë specifik ku, për herë të parë, vetoja mund të vijë nga brenda. Dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Unë personalisht besoj se deputetët e Maqedonisë së Veriut nuk do ta humbin këtë mundësi historike. Pas 17 vitesh pritje, në korrik të vitit të kaluar më në fund hapëm negociatat duke gjetur një zgjidhje cilësore, mbi të gjitha dinjitoze dhe me përcaktime të mbrojtura kombëtare dhe identitare. Zgjidhje që respektoi të gjitha qëndrimet tona shtetërore dhe kombëtare”, thotë Kovaçevski në intervistë.

Të fundit