15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Po shqyrtojmë mundësinë e amnistisë për disa të dënuar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për idenë për ligj të ri për amnisti tha se po punohet një kohë të gjatë në këtë drejtim sepse edhe drejtorët e burgjeve e konfirmojnë se burgjet janë të mbingarkuara.

“Ka edhe instrumente tjera në lidhje me dënimin, kjo është punë e caktuar për qëllime të shoqërisë që mund të bëhen e kështu me radhë. Ministria e Drejtësisë një kohë të gjatë punon për këtë zgjidhje ligjore dhe ministri i Drejtësisë kishte edhe deklaratë publike në lidhje me këtë ligj. Unë deri tani nuk kam dëgjuar komente të këqija, marrë parasysh se bëhet fjalë për uljen e dënimeve për ata që tashmë kanë nisur me vuajtje të dënimit, megjithatë nuk përfshin vepra që janë të natyrës më të rëndë”, tha Kovaçevski.

Të fundit