17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Propozimi është i plotë dhe në drejtim të qëllimit tonë konsensual anëtarësim në BE

Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese në Kuvend sot e ka flliuar seancën numër 1 me pikën e vetme në rend dite – Propozimi për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga 17 anëtarë të pranishëm të Komisionit “pro” vazhdimit të rendit të ditës kanë votuar 10 deputetë, shtatë kanë qenë “kundër”, ndërsa abstenime nuk kishte.

Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, ndërsa propozimin e elaboroi Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se propozimi është i plotë dhe në drejtim të qëllimit tonë konsensual – anëtarësim në BE, të vendosur që në vitin 1991, e cila sot është vullnet shumicë e qytetarëve dhe shansë e gjeneratave të reja dhe garanton të ardhme evropiane. Ndryshimet kushtetuese nuk e rrezikojnë asnjë çështje identiteti, për këtë qytetarët nuk ka përse të jenë të shqetësuar”, porositi Kovaçevski

Në koordinimin ad’hok para fillimit të Komisionit, siç theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është arritur marrëveshje që pas ekspozesë së kryeministrit të flasin përfaqësuesi i LSDM-së, Martin Kostovski, i Besës, Fadil Zendeli, i Alternativës, Afrim Gashi dhe në fund përfaqësuesja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli.

Qeveria të martën e kaluar ka dorëzuar në Kuvend propozimin për ndryshime kushtetuese. Ndërhyrjet në Kushtetutë, siç theksohet nga Qeveria, i referohen shtimit të pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, kur numërohen pjesët e kombeve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vendoset presje dhe shtohen: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian. Në përputhje me këtë, edhe në Komisionin për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve është bërë një amendament për të ruajtur barazinë e përfaqësuesve në Kuvend të të gjitha komuniteteve të përcaktuara në Preambulën e Kushtetutës.

Kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese sipas detyrës zyrtare është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendës i tij është Arta Bilalli-Zendeli, anëtarë të Komisionit janë Daniela Stojanovska Panovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski, Emilia Rambabova, Ilija Nikollovski, Daniela Markoska, Marija Angelova, Antonio Milloshoski, Jovan Jauleski, Lidija Petkoska, Gordana Siljanovska Davkova, Dafina Stojanoska, Ivan Stoilkoviq, Fisnike Bekteshi Shaqiri, Remzi Mehmedi, Ane Laskoska dhe gjashtëmbëdhjetë deputetë të tjerë janë zëvendës anëtarë të Komisionit.

Në seancë do të marrin pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe misioneve në Shkup.

Të fundit