17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: VMRO-DPMNE i ngjan papagallit, çfarëdo që t’i pyesësh, thonë zgjedhje

VMRO-DPMNE më duket se i ngjan papagallit. Ata, çfarëdo që t’i pyesësh, thonë zgjedhje. Sa është ora t’i pyesni – thonë zgjedhje. A keni plan – zgjedhje. Çka do të bëjmë pas zgjedhjeve – zgjedhje. Këtë e bënë për 11 vite, zgjedhje pas zgjedhjeve patëm dhe shteti nuk lëvizi asnjë milimetër, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, nëse i shikoni pozicionet e VMRO-DPMNE-së për momentin, nuk mund të gjeni asnjë politikan evropian apo amerikan që qëndron në ato pozicione.

“Është vetëm një politikan në BE i cili i mbron pozitat e VMRO-DPMNE-së, dhe ai është Nikolla Gruevski nga Hungaria. Ai është politikani i vetëm i cili i mbron pozitat e tyre dhe prandaj kosnideroj se ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj edhe e tillë është vëmendja e opinionit, prandaj është i tillë përkushtimi i të gjitha partive politike, e tërë me qëllim që të sillet vendimi i cili përfundimisht Maqedoninë e Veriut do ta vendosë në mënyrë të pakthyeshme në rrugën drejt integrimit në BE, normalisht së bashku me shtetet të cilat tashmë negociojnë, sepse nëse nuk i sjellim vendimet do të na përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2008 dhe Serbia, edhe Shqipëria edhe Mali i Zi do të shkojnë para nesh, ndërsa ne do të mbetemi në shoqëri me BeH-në dhe Kosovën”, deklaroi Kovaçevski.

Kjo politikë e integrimit, sipas Kovaçevskit, tregon çfarë rerzultate mund të kenë efektet pozitive ndaj qytetarëve, ndaj shtetit dhe ndaj standardit jetësor dhe prandaj duhet të vazhdojmë në atë rrugë.

“Alternativë tjetër nuk ka”, theksoi Kovaçevski.

Të fundit