14/06/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Krerët e MASH-it dhe UT-së në konviktin studentor në Tetovë: Pritet të jetë gati vitin e ardhshëm akademik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikonfirmon, atë që e deklaroi për Portalb.mk se konvikti i ri për student që po ndërtohet për nevojat e Universitetit të Tetovës pritet të jetë gati për pritjen e studentëve në vitin e ardhshëm akademik.

“Punimet ndërtimore kanë përfunduar plotësisht, ndërsa aktualisht po pajisen dhomat dhe të gjitha hapësirat e tjera që do të jenë në dispozicion të studentëve të cilët studiojnë ose që do të vendosin të studiojnë në të ardhmen në këtë universitet shtetëror dhe do të kenë nevojë për akomodim”, thonë nga MASH.

Mbikqyrje të aktiviteteve sot kanë realizuar ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me zëvendësministrin Agim Nuhiu, rektorin e universitetit Kushtrim Ahmeti dhe kryetarin e senatit universitar Vullnet Ahmeti.

Siç tha Shaqiri “është një investim jashtëzakonisht i madh që po realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe është në fazën përfundimtare të realizimit”. Do të pasojë rregullimi parter dhe kyçja e konviktit për student me infrastrukturën e ujësjellësit dhe energjisë elektrike të qytetit.

Të fundit