13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi: Vendet vakante në ndërtimtari po i zënë punëtorët nga rajoni, kryesisht nga Turqia

Është normale sipas Fatmir Bytyqit që punëtorë nga Maqedonia, sidomos të ndërtimit të largohen nga vendi drejt vendeve të rajonit dhe më larg për rrogë më të mirë.

Bytyqi në “Klan Debat” tha se vendet vakante të punëtorëve në ndërtimtari po i zënë punëtorë nga vendet e rajonit, por më së shumti nga Turqia dhe vendet e lindjes.

Sipas Bytyqit ky fenomen ndodh edhe në vendet e BE-së dhe është shumë e vështirë për ta ndaluar.

Sa i përket shkallës së papunësisë në vend, ai thotë se është 13.9%.

“Është migrim që ndodh për kushte më të mira të jetesës. Gjithmonë dëshira për nivel më të lartë të jetesës ngel si e tillë”, deklaroi Bytyqi.

Ai akuzoi qeveritë e kaluar për mospasje të programeve adekuate ndaj fuqisë punëtore.

Të fundit