24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Kriza do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, Bytyqi: Nëse nevojitet do t’i ngrijmë çmimet edhe pas marsit

Kriza me të gjitha gjasat do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, thotë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke paralajmëruar se nëse nevojitet do t’i ngrijnë çmimet e disa prodhimeve të caktuara, si dhe se do të krijojnë masa për ndihmë për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, kjo pas marsit të vitit të ardhshëm, kur skadojnë ato aktuale.

“Edhe pse angazhohem për liberalizim të plotë të ekonomisë së tregut, nëse nevojitet do t’i ngrijmë çmimet, pasi qytetarët meritojnë të sillemi në mënyrë etike në këto momente, të solidarizuar ndaj ballafaqimit të përbashkët me krizën”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Zëvendëskryeministri tha se ajo që kanë tentuar t’i zvogëlojnë të gjitha imputet, të cilat e definojnë çmimin e një prodhimi në sektori ushqimor dhe në energjetikë, tashmë jep rezultate.

“Tashmë po shihen rezultatet e para të kthimit në nivel të caktuar të çmimeve të prodhimeve themelore ushqimore. Personalisht nuk jam i kënaqur nga shpejtësia, në të cilët reagojnë të gjithë, vlerësoj se kanë mundur në mënyrë të solidarizuar më shpejtë atë ta bëjnë, pasi në krizë të gjithë janë goditur dhe për këtë shkak tërësisht e përkrah vendosjen e tatimit të ri për ekstra fitim, pasi kjo është një mënyrë se si ndaj strukturave të reja duhet në mënyrë adekuate të sillemi. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë periudhë e krizës”, pohoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Sa i takon energjisë elektrike, Bytyqi vlerëson se kanë arritur të sigurojnë dhe të mos lejojnë që rritjet të jenë enorme deri në nivel të çmimeve të tregut./TV21

Të fundit